Drejtoria e QSUT-së ka vënë në lëvizje prokurorinë për mjekun Edvin Prifti, pasi është ankuar një paciente që ishte trajtuar prej tij. Mësohet se një paciente është ankuar në faqen e Facebookut të QSUT-së, dhe sipas saj Prifti i kishte rekomanduar që ta çonte të afërmin në një spital privat.

“QSUT në datën 10 shkurt ka marrë dijeni përmes një profili në Facebook, për një audio në të cilën dëgjohet biseda e dy personave, sipas personit të identifikuar si Anna Ademi, një prej tyre ëhstë profesor Edvin Prifti, shef i shërbimit të Kardokirurgjisë pranë QSUNT. Profesori flet me një familjar pacienti, ku e orientonte ti drejtohej një strukture mjekësore, private”, thuhet në shkresën që QSUT i ka nisur prokurorisë .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu