Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.

Arsimi cilësohet si një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive. Një ndër qëllimet të caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.

Në këtë ditë të shënuar  u realizuan disa vox pop-e nga gazetarët e Info Elbasanit,në disa pika kryesore të qytetit të Elbasanit.

Elbasani njihet ndryshe si djep i arsimit pasi në këtë qytet është hapur shkolla e parë shqipe “Luigj Gurakuqi” ose siç njihet ndryshe “Pedagogjikja”.

Ndoshta është edhe kjo arsyeja që qytetarët e Elbasanit kanë qenë më të mirëinformuar rreth kësaj dite,por nuk mugonin as ato persona të cilët nuk kishin asnjë ide apo informacion për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Për më shumë ndjekim videon më poshtë:

Nga Elisa Pllumbi                                                                                                        Andi Kupi                                                                                                                    Halit Hidri

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu