Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjitha forcat politike të cilat ishin pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë dhe i ka uruar fitoren partisë Lëvizja Vetëvendosja.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama uron që vullneti i popullit kosovar të mëshirohet në një kapitull të ri me një qeveri të re.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social

Kujtojmë se partia Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë një rezultat të ‘çmendur’ në zgjedhjet të cilat u zhvilluan ditën e djeshme. Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë regjistruar numrin më të lartë të votive të marra ndonjëherë në Kosovë , duke ja kaluar dhe rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2001 kur fitoi Ibrahim Rugova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu