Kryeministri Edi Rama sërish ka tërhequr vëmendjen me maskën e tij në Fushë-Krujë. Gjatë inspektimit të kantierit të ndërtimit Rama u kujtoi qytetarëve se të enjten maskat janë të detyrueshme për të gjithë, në të gjitha ambientet përveç se në shtëpi.
Duke folur me përgjegjësit për ecurinë e punimeve, Rama tha se puna duhet të vazhdojë pa pushim pavarësisht motit që të mos shkaktohen më vonesa pas asaj që erdhi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Tani pavarësisht motit duhet të punojmë pa pushim sepse pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonëe nga karantina. E dimë që tani vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe duhet të bëjmë dhe nuk mund të vonohemi më për asnjë shkak dhe të punojmë sa të kemi mundësi”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu