Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës duke ndarë projektet e realizuara në këtë qytet dhe projektet që ende janë në proces.

Gjithashtu ai komentoi edhe procesin e vaksinës ndërsa tha se ditën e hënë do të fillojë furnizimi nga Pfizer pas një tërheqje nga ana e kësaj kompanie.

“Sa i përket vaksinës besoj se po e ndiqni çfarë pon ndodh në Evroë dhe vështirësitë që kanë endet për ta garatuar. Kompania Pfizer ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin. Raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë.

Por më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza kjo e rinovueshme.

Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shtoi se janë në përfundimit të bisedimeve për kontratë me kompaninë AstraZeneca për vaksina anti-covid. “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”, tha ai.

Duke u ndalur te programi i rindërtimit Rama tha se numri i shkollave të ndërtuara në këto 7 vite është me i madh se sa të gjitha shkollat e reja të ndërtuara apo të rikonstrukturuara në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku.

“Ende ka shumë për të bërë jo vetëm tek arsimi, por në të gjitha fushat. Mendoj që edhe tek arsimi është e njëjta situatë si me rindërtimit. Janë pastruar shumë rrënojat e të shkuarës, si punësimi i mësuesve me porosi nga lart, apo ryshfete, ndërsa sot sistemi është krejt ndryshe. Ne kemi një problem të madh dhe në këtë pikë nuk kemi ecur që është problemi i drejtimit të shkollave, i cili nuk ka pësuar ndryshim. Është një drejtim arkaik sa i përket njohurive dhe menaxhimit”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu