Blerim Bizgjoni është përdhënuesi i 13-vjeçares nga Pogradeci, i cili me mirëbesimin e prindërve e kishte strehuar pasi ato nuk kishin mundësi ta shkollonin. Ka qenë vetë minorenja që ka denoncuar ngjarjen, pasi dyshonte se 46-vjeçari do e trafikonte jashtë shtetit.
Mamaja e vajzës, ka rrëfyer se e kuptonte që vajza nuk ishte mirë edhe pse ajo nuk i tregonte gjë. Ajo shprehej se atje e kishin lënë vajzën me mirëbesim që të mund të shkollohej.
“Ka qëndruar 1 vit atje, unë kam motrën në Kalivaç dhe ai e kishte marrë në punë. Erdhi në shtëpi e respektuam e qerasëm. Ajo ishte e shqetësuar, por nuk e tregonte, më thoshte mami jam mirë. I lutesha vajzës të më tregonte, më tha se pse nuk më ndihmuat kur kisha nevojë për ndihmë, shoqja i thoshte që çfarë i keni bërë babait, por ajo kishte frikë të tregonte. Shoqja i kishte zgjidhur duart e këmbët atë natë. Ajo është në Korçë, kam një muaj që nuk kam komunikuar. Atij nuk do t’ia falim, na preu në besë. Ai na tha që donte ta fejonte me djalin e xhaxhait të tij. Ai i bleu veshje, boks, por pasi ndodhi denoncimi na i morën. Djali na tha që vajza të mbaronte shkollën e më pas ta merrte në Greqi. Ne nuk ishim dakord që vajza të fejohej, duhej të mbaronte klasën e 9-të ai ishte djalë i mirë ishte punëtor”, tha nëna e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu