Lulzim Basha, kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, është shprehur se incerenatori i Elbasanit është një aferë e pastër mafioze, çka ka shkaktuar dhe reagimin e Enea Murataj, drejtuesi i këtij impianti.
Ndër të tjera Murataj është shprehur se askush nga opozita nuk ka ardhure të shohë se si punohet në këtë incerenator, ku, sipas së cilit, bëhet punë kolosale.
“Po të kalojmë që nga hyrja deri në Bradashesh nuk shohim mbetje as në kanale, në asnjë vend. Më thoni ku janë mbetjet, ne mund ta faktojmë nëpërmjet prodhimit të energjisë apo orëve të punës të impiantit. Është e rëndë të akuzosh se nuk po punohet. Nuk ka ardhur asnjë person nga opozita, se po të vinte çdo kush do bindej që këtu po bëhet një punë kolosale , çdo akuzë është nënvlerësim i çdo punëtori që punon në ambientet tona”, është shprehur Murtaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu