Pas ngjarjes së ndodhur në Himarë policia ka bërë me dije se ekzekutuesi ende nuk është identifikuar.
Plumbat kanë prekur dhe personin me iniciale E. Q., 57 vjeçe, e cila dyshohet se është e motra e biznesmenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu