Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore duket se është rënë dakord për një nga propozimet e opozitës parlamentare.

Nga sa mësohet është pranuar propozimi që ka të bëjë lidhur me afatet e periudhave zgjedhore, ku zgjedhjet nuk do të mbahen më në muajin qershor. Mësoget se palët kanë rënë dakord për periudhën zgjedhore dhe afatet e propozuara janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

Kufizimi i periudhës zgjedhore, bëhet me synim mos dëmtimin e sezonit turistik.

Bëhet fjalë për një ndryshim, pasi aktualisht është Presidenti ai që cakton një nga dy të dielat e fundit të periudhës. Kësisoj kreu i shtetit gjatë kësaj kohe mund të caktojë, cilëndo nga të dielat.

Ndërkohë diskutimet janë duke vijuar për dy propozimet e tjera të opozitës sa i përket financimit të partive dhe kuotat gjinore.

PROPOZIMET E OPOZITËS
1. Financimi i partive

Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin
Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.
Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Kuota gjinore
Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.
Periudha zgjedhore
Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu