Autoritetet shëndetësore amerikane janë shprehur se vaksinimi është një zgjedhje personale për njerëzit që janë shtatzënë.

Bonnie tha për mediat e huaja se ajo u pushua nga puna pasi i dërgoi shefit një email ku i shkruante se nuk dëshiron të vaksinohet sepse ajo dhe burri i saj po përpiqen të bëjnë një fëmijë.

“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”, u shpreh kamerierja.

Ajo tregon se fillimisht, shefi i restoranti i tha se vaksina nuk ishte e detyrueshme. Por ditë më vonë mori një email duke i komunikuar politikën e re për të ruajtur një mjedis të sigurt pune.

Bonnie është shprehur se nuk do përpiqet që të rifitojë vendin e punës me një proces gjyqësor dhe nuk është kundër vaksinimit.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se vaksina është e sigurt por rreziqet aktuale të vaksinave  për gratë shtatzënë dhe fetusin e tyre janë të panjohura sepse këto vaksina nuk janë studiuar tek gratë shtatzëna.

Billy Durney, i cili është pronari i Red Hook Tavern, tha në një deklaratë për mediat e huaja: Sapo Nju Jorkut lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendim që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu