Rekord shifrash të infektuarish me Covid janë konfirmuar këtë të mërkurë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 711 raste të reja dhe kanë humbur jetën 9 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se nga 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi, kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,

21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,

11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,

9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,

7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,

5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,

1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Ndërkohë fatkeqësisht betejën me jetën e kanë humbur 9 persona. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 711

Të shëruar ne 24 orë 412

Të shtruar në spitale 420

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2,574

Testime totale 163,025

Raste pozitive 29,837

Raste të shëruara 14,216

Raste Aktive 14,975

Humbje jete 646

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7406

Durrës 1167

Fier 1162

Korçë 906

Shkodër 810

Elbasan 771

Lezhë 673

Vlorë 671

Berat 512

Gjirokastër 399

Kukës 361

Dibër 137

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu