Reperi i njohur Fero është shprehur se nuk beson në ekzistencën e Koronavirusit. I ftuar në emisionin NIN të Klan Kosovës, reperi tha se Covid-19 është vetëm një grip, teksa shtoi se “unë e kam këtë grip që 23 vjet”.

“Me të kallxu drejt unë nuk besoj ne koronavirus. A po din qysh, unë e kam këtë grip që 23 vjet. Ky eshtë grip, vec ia kanë lanë një emër. Politika po i lun politikat e veta”, ka thënë Fero.

Ndër të tjera, Fero është pyetur edhe për marrëdhënien që ka me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli dhe nëse në planet e çiftit është krijimi i familjes.

 

“Përderisa jemi duke bashkëjetuar, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes”, është shprehur ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu