Rihanna po përballet sëish me akuza për përvetësim kulturor për shkak të një fotoje topless që postoi pak ditë më parë, ku mbante një gjerdan që përshkruante perëndinë hindu Ganesha. Përdorimin e varëses me kokë elefanti nga këngëtarja, është vlerësuar nga hindusëit si mosrespekt.

“Kjo është mosrespektim i Hinduizmi”, “Ju lutem, mësoni se çfarë do të thotë Ganesha dhe mos tregoni respekt ndaj fesë në këtë mënyrë.”, “Ganesha nuk është një copë zbukurimi për t’u përdorur për estetikë. Kini pak respekt për fenë e dikujt tjetër, siç do të bënit për tuajën.”, janë disa nga komentet.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna acaron besimtarët. Vitin e kaluar iu kërkoi falje myslimanëve për përdorimin e këngës Doom në sfilatën e veshjeve. “Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim.”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu