Inxhinieri Mariglen Disha është emëruar sot si Drejtori i ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.

Disha më herët ka shërbyer në Zonën e Urbanistikës si inxhinier dhe përgjegjës nga viti 2006 deri më 2013.

Nga viti 2014 deri në 2015 ka punuar në ALUIZNI-n e Tiranës. Ka ushtruar detyrat e specialistit në Sektorin e Çështjeve të Pronësisë, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve dhe Planifikimit Urban.

Në vitin 2015 mori detyrën e specialistit në Sektorin e Legalizimeve dhe Planifikimit Urban në ALUIZNI-n e Elbasanit. Aktualisht është drejtues i ALUIZNI-t të Elbasanit.

Mariglen Disha ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku është diplomuar për Ndërtim në vitin 2006.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu