Teksa pandemia e Covid-19 vijon ende të qarkullojë në botë, ndonëse numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është ulur në krahasim me javët e kaluara, një tjetër epidemi ka shpërthyer.

Mediat e huaja raportojnë se është konfirmuar një rast i ri i virusit Ebola në provincën Ateurquateur në Kongo, ku në vitin 2018 ndodhi ndodhi një shpërthim i virusit vdekjeprurës, ku humbën jetën 33 njerëz.

Lajmi u konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Kongo, ndërsa më herët guvernatori i provincës, Bobo Boloko Bulumbu tha se ishin raportuar pesë raste me Ebola, 4 prej të cilëve kishin vdekur.

Ai tha se rastet u zbuluan në Mbandaka, kryeqyteti krahinor, ku jetojnë më shumëse 1 milion njerëzve dhe është një qytet port i rëndësishëm në rrjedhën e lumenjve Kongo dhe Ruki, të cilët përdoren për tregti dhe transport.

Drejtor i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha pasditen e së hënës se ministria e Shëndetësisë në Kongo ka identifikuar gjashtë raste me virusin Ebola.

Ai tha se OBSH do të dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë shpërthim të ri të epidemisë së Ebola-s.

Në Mbandaka nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, ndërkohë në të gjithë Kongon janë regjistuar mbi 3 mijë raste të Covid-19. Koronavirusi dhe Ebola nuk kanë asnjë lidhje.

Ebola është një virus endemik që gjenden kryesisht në pyjet tropikale të Afrikës. Ai transmetohet vetëm përmes kontaktit me lëngjet trupore të një personi të infektuar dhe manifestohet me ethe, vjellje dhe gjakderdhja të brendshme.

Kongo është përfshirë prej gati dy vjetësh nga një shpërthim i Ebola-s në provincat e saj verilindore, ku kanë humbur jetën 2272 njerëz deri më tani.

Shpërthimi më i keq i virusit Ebola ndodhi kryesisht në tre vende të Afrikës Perëndimore midis fundit të vitit 2013 dhe fillimit të vitit 2016, ku afro 30 mijë njerëz u infektuan dhe më shumë se 11 mijë të tjerë vdiqën.

Burimi: Washington Post/ Joq

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu