Rita Ora është përballur sërish me kritika pas një performance në “Dancing on Ice”. Këngëtarja interpretoi projektin më të fundit “Bang Bang”, por nuk është pritur mirë nga fansat pasi më parë shkeli kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pavarësisht se Rita dhuroi një performancë të këndshme me një kostum të kuq për Shën Valentin, shumë prej shikuesve nuk ishin të impresionuar. Disa prej tyre janë ankuar për paraqitjen e saj në ITV dhe Ofcom konfirmoi të mërkurën se kishin paraqitur 78 ankesa kundër programit.
Adhuruesit e shfaqjes kritikuan gjithashtu vendimin e kanalit për të shfaqur Ritën. “Rita Ora – seriozisht ?! Theu rregullat e izolimit pa pushim, por gjithsesi merr kohë transmetimi.”, “#DancingOnIce a duhet vërtet ta dëgjonim Rita Orën sonte. COVID-19 po përhapet falë shkelësve të rregullave. ITV nuk duhet ta promovojë këtë.”, shkruanin përdoruesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu