Duket se autostrada Tiranë-Elbasan, nuk po gjen paqe nga rrëshqitjet e dherave. Reshjet e dendura që kanë rënë ditët e fundit ka bërë që të ketë rrëshqitje të dheut në Mushqet të njësisë administrative Krrabë pranë autostradës Tiranë-Elbasan.

Rrëshqitje e dheut është e konsiderueshme, pasi ka shkuar deri tek barriera anësore e autostradës.

Përveç rrezikut se rrëshqitja mund të jetë më e madhe dhe të bllokojë autostradën, rrezik i madh mbetet edhe për shtëpitë sipër rrugës.

Pas ndërtimit kjo autostradë nuk ka gjetur qetësi dhe ka pasur rrëshqitje dherash, inertesh dhe masash shkëmbore në disa segmente të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu