Periudha e Covid-19, ka sjellë rritje të çmimeve për produktet bujqësore. Blerësit pranë tregut kryesor të fruta perimeve në Elbasan, ankohen se çmimet e thuajse të gjitha produkteve janë rritur krahasuar me periudhën para izolimit edhe pse tani ka filluar edhe prodhimi vendas.

“Shumë shtrenjtë, nuk blihen”, thonë blerësit që ndodhen në treg. Të tjerë shprehen se as paga me të cilën ato shpërblehen nuk mjafton për mbulimin e shpenzimeve dhe blerjeve në këtë treg.

Nga ana tjetër, tregtarët nuk pranojnë të flasin për kamerat e InfoWebTv, por pas tyre ankohen se nuk ka fare fuqi blerëse. Që pas rihapjes së tregut të fruta perimeve në Elbasan, numri i qytetarëve që blejnë në këtë treg ka rënë ndjeshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu