Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Beatrix Rmosaj dhe Graciano Tagani janë të katërt mjaft të suksesshëm në fushën e tyre artistike. Por a jeni kurioz të dini se si dukeshin ata shumë vite më parë, kur ishin ende në adoleshencë apo në të 20-tat e tyre?

Ditën e sotme Alban Ramosaj ka hapur arkivat dhe ka nxjerrë një foto që nuk e kishim parë kurrë më herët. Në foton në fjalë ai shfaqet përkrah të motrës, Beatrix Ramosaj, Graciano Taganit dhe Ronela Hajatit. Duke qenë se ata shihen të maskuar duket se fotoja është shkrepur për “Halloween”, por viti i saktë nuk dihet. Ajo që vihet re është se të gjithë artistët duken shumë të vegjël në foto dhe se që prej asaj kohe kanë ndryshuar shumë.

“Nuk e di sa vite ka kjo fotoja, po kontrolloja arkivat e shih ç’gjeta”, ka shkruar Albani shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Të katërt artistët vazhdojnë të ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin, teksa janë mjaft aktiv në profesionet e tyre. Graciano Tagani është i angazhuar prej javësh në programin “Just Dance”, i cili transmetohet çdo të diel në “E diell”. Po ashtu tre këngëtarët kanë qenë mjaft produktiv këto kohë.

Albani ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re në “Kënga Magjike”, për të cilën ka bashkëpunuar me Fifin dhe Brunon e “ThreeDots”. Ronela publikoi para disa ditësh videoklipin “Prologue”, si prezantim i albumit të saj të ri. Ndërsa Beatrix Ramosaj publikoi në fund të 2020-s këngën “Dancing With Devil” pas 3 vitesh mungesë në muzikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu