Kur hapi derën dhe personat përballë saj shqiptuan emrin e se bijës, Brittany Cormier nga Luiziana e Shteteve të bashkuara e kuptoi se vajza e vet ishte në rrezik te madh.

Ndaj u hoq si ajo, dhe dy vrasësit e ekzekutuan në vend. Ata ishin paguar nga vëllai i Brittany për të vrarë mbesën, të cilën Beaux Cormier e kishte përdhunuar dhe ajo shumë shpejt, do të dëshmonte kundër tij në gjyq.

25-vjeçari Andrew Eskine dhe Dalvin Wilson, 22 vjeç, nuk e njihnin shënjestrën e tyre. Ndaj kur Brittany 34 vjeçe u hoq si vajza e saj për ta shpëtuar, ata nuk kuptuan gjë, menduan se objektivi ishte goditur. Bashkë me të, vranë dhe fqinjën e saj Hope Nettleton, e cila për fatin e vet të keq në atë moment ndodhej në shtëpinë e mikeshës së vet.

Brittany e dinte çfarë e priste kur hapi derën dhe u hoq sikur ishte ajo viktima e përdhunimit. Si nënë, thjesht pranoi fatin e saj,  me shpresën se kështu do të shpëtonte të bijën”, thanë burime policore. Vajza vetë qëndroi e fshehur në dollap ndërkohë që u vranë të dyja gratë.

Të tre personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga policia. Wilson dhe Eskine e kanë pranuar tashmë rolin e tyre në këtë krim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu