Një 46-vjeçar me iniciale A.Sh nga fshati Katund i Ri në Durrës është ndaluar nga uniformat blu pasi një pikën e karburantit të tij janë gjetur 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.

Kontrollet u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu