Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, është bërë qendër e vëmendjes në mediat e huaja, por kësaj here jo për lutjet që ai mund të bënte për njerëzimin!

Sipas tyre ai është kapur duke i pëlqyer fotografinë e një modeleje braziliane me të brendshme.

Natalija Garibo shihet mjaft provokuese në imazhin që ka ndarë në Instagram, e së cilit Papa Françesku i ka bërë ‘Like’.

Modelja 27 vjeçare krahas fotos provokuese ka njoftuar ndjekësit se Papa Françesku i ka bërë ‘like’ fotografisë së saj dhe tashmë ajo mund të shkojë në parajsë.

”Të paktën po shkoj në parajsë”, shkruan ajo.

Megjithatë nuk është e qartë nëse ‘like’ nga llogaria në Instagram e peshkopit të Romës ishte aksidentale apo e qëllimshme.

Menjëherë pasi përdoruesit e mediave sociale krijuan një bujë rreth pëlqimit nga Papa Françesku, reagimi i kreut të Kishës Katolike nuk figuronte më në fotografinë e modeles braziliane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu