Vajza shqiptare Artemis Vasili është e zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi. Avokati i familjes shqiptare, Anastasios Dougas tha sot se vëllai i vajzës kishte marrë disa mesazhe, që dyshohen nga një grua, e cila i kërkoi 5 mijë euro me kusht që të shikonte motrën.

Pas një serie mesazhesh, shuma ra në 1,111 euro. Kur vëllai i kërkoi foto ose për të folur me motrën, atëherë gruaja ndërpreu komunikimin dhe u zhduk. Rasti u denoncua te autoritetet greke. Policia greke dyshon se kemi të bëjmë me një shaka të hidhur nga një person që ka luajtur me gjendjen e familjarëve të vajzës së zhdukur.

Një tjetër gjë që ka habitur familjarët lidhet me faktin se më 8 dhe 9 nëntor, email-i i vajzës u përdor nga një person i panjohur, ndërsa telefoni u mbyll që ditën që humbi. Babai i shqiptares bëri edhe një herë thirrje për ndihmë për të gjetur vajzën e tij. “Ju lutem më ndihmoni të gjej Artemisin. Nuk e di se çfarë po ndodh. Nëse fëmija im më dëgjon, le të na telefonojë, duam të dimë a është gjallë” tha ai.

Vajza u zhduk në 16 tetor, ndërsa prindërve u kishte thënë se do të shkonte në një intervistë pune. Më pas për herë të fundit është fiksuar nga disa kamera në një stacion autobusi, por edhe pse mori disa dëshmi të qytetarëve, policia nuk ra në gjurmët e vajzës. Ditën kur Artemis u zhduk, kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu