Sherr mes disa të rinjve në Elbasan në lagjen “Haxhias.

Nga konflikti kanë përfunduar në spital 3 prej të rinjve.

Të rinjtë janë konfliktuar për motive ende të paqarta ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e të rinjve të tjerë të cilët janë larguar menjëherë pas konfliktit.

Në vendin e ngjarjes shihet dhe një mjet i cili si pasojë e sherrit është dëmtuar.#

Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu