Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në qytetin e Fierit, ku një i ri nxori armën dhe plagosi në këmbë një 23-vjeçar, të identifikuar si Endri Mecalliu.

Policia ka dhënë detajet e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim autorin, e identifikuar si Elvis Krasniqi. Në vendin e ngjarjes ndodhej edhe kushëriri i të plagosurit, Klajdi Profka, i cili do të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë: Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu