Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi së bashku me katër persona të tjerë kanë goditur me sende të forta një tjetër person, i cili ndodhet në spitall nën kujdesin e mjekëve. Dy prej bashkëpunëtorëve po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po gjatë orëve të fundit, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.V., 36 vjeç, H.B., 63 vjeç, E.I., 39 vjeç dhe E.S., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu