Gjermania ka raportuar  10,207 raste të reja me koronavirus  gjatë 24 orëve, sipas të dhënave nga  Instituti Robert Koch (RKI), krahasuar me 9,598 raste të të një ditë më parë dhe 9,928 raste  të regjistruara një javë më parë.

Vendi regjistroi gjithashtu 534 viktima, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave  në 66,698.

Sipas RKI, incidenca për gjatë një javë në të gjithë Gjermaninë është 57. Qeveria federale po synon një vlerë nën 35. Përfaqësuesit e sektorit të biznesit të mesëm të vogël dhe të mesëm të Gjermanisë po kërkojnë që kancelarja Angela Merkel të publikojë një plan për daljen nga izolimi.

Në një letër nga Shoqata Federale e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (BVMW) drejtuar ministrit të ekonomisë Peter Altmaier , shkruhet: “Gjermania duhet të dalë nga bllokimi. Bllokimi në Gjermani po shkakton më shumë dëme ekonomike sesa sjell përfitime mjekësore. ”

Në letër gjithashtu bëhej thirrje  për një “samit ekonomik” me Merkel, sipas  Agjencisë Gjermane të  Shtypit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu