Vijojnë të rriten rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë.

Sa i përket viktimave, 14 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin. Më i riu prej tyre, 35 vjeç.

Situatë e rënduar edhe në spitalet Covid aty ku po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Lajm i mirë është shërimi 569 qytetarëve duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 51,444 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

VIKTIMA

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1124

Të shëruar në 24 orë 569

Të shtruar në spitale 437

Humbje jete në 24 orë 14

Testime ditore 4254

Testime totale 386,195

Raste pozitive 85,336

Raste të shëruara 51,444

Raste Aktive 32,432

Humbje jete 1460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18708

Fier 2789

Durrës 1721

Elbasan 1582

Shkodër 1544

Vlorë 1454

Lezhë 1162

Korçë 989

Berat 911

Gjirokastër 675

Kukës 484

Dibër 413

Nga Boris Tirana

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu