Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë.

Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë.

Reshje e dendura të shiut në qytetin e Lezhës kanë krijuar probleme në bllokun e banimit nga “11Janari” deri në lagjen “Besëlidhja”. Uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Ndërkohë që në Lushnje reshjet e dendura të shiut që zgjatën rreth 10 minuta sollën përmbytjen e rrugëve në këtë qytet. Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore doli jashtë funksionit për rreth gjysmë ore. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugë në pikun e lëvizjes në mëngjes. Disa akse rrugore kanë mbetur të paralizuara.

E ndërsa në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë bereqet për këtë vend. Deri në këto momente nuk raportohet për probleme në këtë qytet.

Reshjet ishin pozitive për rritjen e burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e Liqenit të Fierzës, aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në dite nga10-20 minuta që ishte si pasojë e reshjeve gjatë verës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu