Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan:

Gramsh
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 25 doza me lëndë narkotike heroinë, dy aparate celular, një automjet dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu