Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Marjana Shegani.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga  Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.

Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu