Autoritetet në Bronx kanë zbuluar laboratorin e parë të prodhimit të drogës së njohur si metamfetaminë, në një apartament në qytetin e Nju Jorkut.

Në kuadër të këtij operacioni masiv është bërë i mundur zbulimi dhe zbrazja e laboratorit të improvizuar. Mediat e huaja bëjnë me dije se laboratori i improvizuar në apartament ndodhej përballë një shkollë fillore në Bronx.

Autoritetet kanë bërë të mundur sekuestrimin e metamfetaminës, heroinës dhe 2,000 pilula ekstazi që gjendeshin brenda në apartamentin e shndërruar në laborator droge.

Ndërkaq agjenti special i DEA, Ray Donovan është shprehur se një ngjarje e tillë është një tregues se metamfetamina po përpiqet të bëjë një shtëpi në Nju York City.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu