Disa maturantë në Sarandë janë aksidentuar teksa po udhëtonin me makinë në rrugën mes Butrintit dhe Ksamilit. Burimet bëjnë me dije se ata nuk kanë pësuar dëmtime serioze, ndërsa menjëherë iu është ofruar dhe ndihma e parë.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit ka vendosur që mbrëmjet e maturës mos të zhvillohen, si pasojë e situatës në të cilën ndodhemi për shkak të COVID-19, mirëpo maturantët e Sarandës nuk janë bindur dhe kanë nisur përgatitjet për organizimin e festës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu