Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, në një lidhje telefonike për ‘News24’ deklaroi se situata në qarkun e Shkodrës është e rënduar, ndërsa theksoi se kjo ishte një situatë e parashikuar.

Çako pohoi se ka pasur një rritje të nivelit të prurjeve në Liqenin e Shkodrës, duke bërë që banesa apo toka në zonën e Dajçit, Anën e Malit, të përmbyten.

“Ka një situatë të rënduar tashmë, e parashikuar dhe nga IGJEUM dhe shërbimet sinoptike. Ngarkesat e shumta në Mal të Zi dhe Malësinë e Madhe do të ngarkonin prurjet në Liqenin e Shkorës. Vetë puna ka instensitet shkarkimi, ndaj kjo ka sjellë rritje të nivelit të ujit në Nënshkodër, në Anë të Malit dhe në Dajç dhe zona të tjera që janë në periferi të lagjeve që kufizojnë me liqenin e Shkodrës.”, tha ai. Ndërkohë, pyetjes nëse ka familje të bllokuara mes ujit në banesat e tyre, Çako tha se jo.

“Banorë të bllokuar nuk ka, por prezencë të ujit ka në disa banesa, në disa lagje në zonën e Dajçit dhe zona të tjera. Në terren janë FA-të, Emergjencat civile, policia, është tashmë në krye të detyrës për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. Jemi në pritje të uljeve të nivelit të ujerave dhe më pas do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe kompensimi i tyre. Sapo u mbyll një takim i Sekretariatit të Digave, ku u vendos që të ulje shkarkimi i digave. Që do të thotë se do të krijojë lehtësira për shkarkimin e Bunës dhe Fierzë dhe Gjadër. Shkarkimet nga Drini kanë shkuar në 200 metër kub në sekondë. Shpresohet se moti, ndonëse me temperatura të ulëta, të favorizojë largimin e ujërave.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu