Librazhd Shkolla e Mesme E rrallë/

Shkolla e mesme në Librazhd që nuk ka pasur asnjë rast me Covid Qyteti I Librazhdit ka 6 shkolla të mesme të bashkuara dhe një gjimnaz që mban emrin “Ibrahim Muca”. Kjo shkollë është rikonstrukuar në vitin 1999 e së fundmi në nëntor të vitit 2020., ku siç qartë edhe nga pamjet kushtet e saj tani janë brenda standartit dhe të përshtatshme për të studiuar nxënësit. Për shkak të pandemisë Covid mësimi më së shumti është zhvilluar online, por në rastet kur nxënësit duhet të paraqitenin në auditor janë respektuar masat antiCovid. Cdo klasë përmban 12-14 nxënës në varësi të madhësisë së ambjentit. Nxënësit respektojnë masat antiCovid duke u pajisur me maska në çdo orë mësimore, në mungesë të tyre stafi pedagogjik iu vjen në ndihmë. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle Klarita Lumani nuk ka pasur asnjë rast me Covid të mësuesve apo nxënësve. Në fillim të pandemisë kanë qenë vetëm dy mësues të prekur të cilët kanë marrë mjekimet e nevojshme. Pas kësaj ngjarjeje çdo individ I stafit pedagogjik ka kryer tamponin në rast infektimi nga Covid.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu