“Do të qëndroj një javë në Zvicër të qetësohem se jam mërzitur shumë”- këto ishin fjalët e fundit që tha 30-vjeçari Taulant Driza, familjes përpara se të zhdukej.

Historia e të riut nga Kavaja, mbërriti gjatë transmetimit live në emisionin Pa Gjurmë” Report Tv.

Denoncimin e bëri e motra e tij e cila u shpreh se Taulant Driza jetonte prej 1 viti e gjysmë në Francë si azilant, së bashku me të fejuarën e tij:

“Taulanti është nisur drejtë Gjenevës në Zvicër, në datën 14 Maj, dhe ne kemi biseduar deri në datën 16 Maj. Në bisedën e fundit, tha që arrita, jam mirë dhe se do shkonte te një miku i tij, do të qëndronte një javë pasi ishte shumë i mërzitur, dhe pastaj do kthehej prapë në Francë.

Kemi folur me numrin francez kur mbërriti në Gjenevë, por tani rezulton i fikur. As në rrjetet sociale nuk përgjigjet. Në Shqipëri nuk kemi bërë akoma denoncim sepse kemi pritur të reagonte. Ai nuk rrinte asnjë ditë pa telefonuar në shtëpi sepse prindërit nuk durojnë dot, ai është djali vetëm.

Unë i kam dërguar edhe Ambasadës tonë në Zvicër e-mail dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, përfundon ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu