Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Fier, pas një tentative për grabitje.

Rreth orës 20:20 persona të paidentifikuar shkuan për të vjedhur në banesën e Arben Çepele rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga ky i fundit dhe kushëriri i tij.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve. Për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, i cili gjithashtu quhet Arben Çepele, 45 vjeç.

Mësohet se të dy ishin ne lokalin e 40-vjeçarit kur 65-vjecari që kishte kamera sigurie në shtëpi pa rastësisht nga mbikëqyrja përmes telefonit disa persona rreth shtëpisë.

Më pas shkuan dhe u përballën me grabitësit, ku për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur nga plumbat.

Kjo është hera e dytë që tentohet të grabitet 65-vjeçari, i cili duket se ka gjendje të mirë ekonomike, pasi ka djalin emigrant në Angli.

Policia deklaron se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu