Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme të ndryshme edhe në territorin e qarkut të Elbasanit

Lumi Shkumbin ka filluar të dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore dhe sera. Ndërkohë rrezikohen edhe disa biznese në anë të lumit.
Në fshatin Buqëz lumi ka përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
Banorët shprehen se shkak është bërë edhe mungesa e kanalizimeve dhe pritave mbrojtëse.
Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit ka pasur edhe problematika të tjera si rrëshqitje gurësh dhe inertesh, vërshim të ujit në rrugë, ndërprerje të energjisë elektrike etj. Është punuar vazhdimisht për të pastruar rrugën në aksin Elbasan-Librazhd-Qafëthanë. Po ashtu edhe në rrugë dytësore të njësive vendore.
Probleme ka edhe ne furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra te njësive administrative Kodovjat te bashkisë Gramsh, Shalës te bashkisë Cërrik dhe Përparim të bashkisë Peqin. Po punohet nga punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve. Rritje te prurjeve ka pasur edhe Përroi i Zaranikës por deri më tani nuk ka probleme për banorët në të dy anët e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu