Shpërthen një automjet në Kamëz, dyshohet për eksploziv

Një shpërthim është raportuar ditën e sotme në Kamzë. Rrethanat e shpërthimit të automjetit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet për eksploziv.

Ndërkohë në një njoftim paraprak nga policia bëhet me dije se në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Ndërkohë si pasojë e shpërthimin shtetasi Gj. M është lënduar lehtë në këmbë, por jashte rrezikut për jetën .

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu