Një incident i papritur ka ndodhur ditën e sotme për disa personazhe të njohur të showbiz-it.

Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula, Vasil Naçi, Hetem Ramadani dhe shumë emra të tjerë të njohur kanë qenë duke udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Tropojës, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet.

Furgoni me të cilin ata ishin duke udhëtuar ka marrë flakë në mes të rrugës.

Para se flakët të përfshinin mjetin, fatmirësisht të gjithë kanë mundur të dalin në kohë prej tij.

Ermal Mamaqi përmes një video në Instagram ka sqaruar ndjekësit se të gjithë janë mirë. Me shaka ai thotë se ishin aq shumë njerëz me energji pozitive brenda furgonit sa ai shpërtheu.

View this post on Instagram
Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. 😀 jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin.🙏

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on Jul 31, 2020 at 2:02am PDT

“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur. Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni. Jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”.

Në videon e publikuar prej tij shihen mjaft qartë dhe flakët e mëdha që kanë përfshirë furgonin.

Tragjike, u fut për t’u larë në lumin Vjosë, mbytet 30-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Lumin Vjosë. Një 30-vjeçar është mbytur pasi ishte futur për t’i larë.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e trupit të tij si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.