Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Sipas policisë, lënda plasëse i është vendosur një objekti në ndërtim në pronësi të një shtetasi nga Tirana.

Mësohet se objekti eshte ne pronesi të shtetasit Liman Gjoka. Për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 19.11.2020, rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit , Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu