Një përfaqësi studentësh janë takuar ditën e sotme ne krytetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me vijimin e mësimit online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Burimet tregojnë se takimi i cili pritej të përfundonte pas 30 minutash ka zgjatur të paktën dy orë. Pjesë e diskutimeve ka qenë peticioni që katër ditë më parë studentët dorëzuan në ministritë e Shëndetësisë dhe Arsimit ku kërkojnë që provimet dhe praktikat mësimore të zhvillohen në auditore.

Në përfundim të takimit disa nga studentët thanë se nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare dhe pritet një vendim brenda 10 ditësh. Ata theksuan se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre do të gjejnë një mënyrë alternative për të protestuar duke përjashtuar mundësinë e grumbullimeve.

Nëse auditoret do të rihapen do të kemi një bashkëpunim për respektim të masave. Sot është diskutuar për pjesën e vazhdimit të mësimit online. Rakacolli na tha se nuk është marrë një vendim. Marrja e vendimeve nga ekspertët kemi parë që është e ndryshme. Nëse ata duan të bashkëpunojnë me ne për një mësim dinjitoz mendoj se do mblidhen sa më shpejt për një vendim pozitiv”, u shprehën ata pas përfundimit të takimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu