Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Kazakistanin. Me pjesën e parë të mbyllur pa shumë raste, skuadra e Rejës ka rrezikuar vetëm dy herë.

Në pjesën e dytë kombëtarja jonë ishte më shumë kërkuese, me dy raste të arta, por që nuk arriti të shënonte. Edhe Kallaku dhe Bare patën rastet e tyre, por që topi nuk përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 87-të Seferi ishte vetëm për vetëm me portierin, duke humbur shansin më të mirë të ndeshjes.

Trashi dhe Broja ishin rrezik konstant në krahun e majtë, sulmuesi i Vitesse shpërtheu dy herë por pa mundur të shërbej në zonë. Pavarësisht se në mbrojtje më në fund u rikthye dhe Kumbulla titullar, sërish në dy momente Kazakistani zbriti rrezikshëm duke sjell pështjellim në zonën e Berishës.

Me këtë barazim kombëtarja jonë shkon 4 pikë, po aq sa Kazakistani. Ndërkohë Lituania dhe Bjellorusia janë me 3 pikë, por që kanë 1 ndeshje më pak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu