Gjermania ka pezulluar përdorimin e vaksinës kundë Covid-19, ‘AstraZeneca’, pas raportimeve se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Ministrisë Federale të Shëndetësisë i cili tha se vendimi u mor si një “masë paraprake” dhe me këshillën e rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë, Instituti Paul Ehrlich, i cili bëri thirrje për hetime të mëtejshme të rasteve.

Kujtojmë se Shqipëria nisi këtë të hënë vaksinimin e mësuesve në të gjithë vendin me vaksinën ‘AstraZeneca’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu