Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivi, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %.

“Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin. Të gjithë ne i kemi djegur përgjatë gjithë këtyre muajve, nuk janë pak rritja e testimeve janë rritur me 30 % kapacitete gjurmuese në gjithë territorin. Mbi 80 % të rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. Padyshim që në vjeshtë kërkohet që të rriten edhe më shumë kapacitete, për të cilat i kemi marrë masat. qoftë për të vijuar shtimin e personelit të epidemiologëve në gjithë ato zona edhe bashki ku rritja do të jetë më e madhe se në qarqet e tjera, kapacitete logjistike, testimet. Sot kemi dy laborator shtetëror ku testimet bëhen falas, ne përgatitemi për të rritur edhe më shumë numrin e tyre sidomos në shkolla, bizneset dhe ndërmarrje të mëdha. Sot ne garantojmë 100 % të terapive që kanë dhe vendet e tjera duke përfshirë terapinë e plazmës imune dhe kemi arritur edhe terapinë e Remdesivir-it që po përdoren në vende të Evropës për të siguruar falas këtë terapi të shtrenjtë”, tha Manastirliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu