Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ishte së fundmi e ftuar në ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun.

Ajo foli si rrallëherë për jetën private, si dhe nuk i kurseu deklaratat për konkurrentët/ish-konkurrentët e “Përputhen”.

Ajo nuk nguroi të deklaronte se sipas saj, Tea dhe Ana Lleshi janë njerëzit më të shtirur që ka njohur, por Ana në veçanti.

Shqipja tha se ajo ka gënjyer për historinë e familjes, pasi personalisht asaj, i ka treguar histori të ndryshme nga publiku.

“Personi më fallco që kam njohur është infermierja që doli nga emisioni: Ana; më fal se i vura nofkë dhe vajza e balonit, Tea. Nuk janë ashtu si brenda, kanë një gojë të pisët, fjalë të turpshme. Ana është komplet fallco. Nuk kam njohur njeri aq të pafytyrë sa ajo. Ndryshe më ka thënë mua për familjen e saj, ndryshe në ekran. Jam habitur. Kur ne jemi takuar në fillim më ka thënë që i ka pasur të gjitha dhe familja e ka mbajtur në pëllëmbë të dorës, ndërkohë tjetër gjë ka thënë në emision. Më ka gënjyer mua. Nuk e di pse. Kur e kam marrë vesh historinë e Anës, ma kanë thënë persona të jashtëm dhe jam shokuar”, rrëfen Shqipja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu