Një shqiptar ka përfunduar pas hekurave pasi tentoi që të mbyste me tel gruan e tij italiane. Ngjarja u regjistrua në Genova të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shkak i sherrit që çoi në veprimin ekstrem të shqiptarit dyshohet se ka qenë xhelozia. Thuhet se fatmirësisht, 41-vjeçarja ka arritur të bindë në momentin e fundit shqiptarin që të hiqte dorë nga akti i rëndë.

Mësohet se çifti prej kohësh kishte probleme, ndërsa ishin në proces divorci. Tashmë 47-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu