Një 40-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në orët e para të ditës së sotme në Kalavryta, Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte disa plagë në trup, ndërsa pranë tij buzë rrugës u gjet edhe një motor. Dyshimet e para janë se shqiptari është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë në vend, në fshatin Skepasto. Shqiptari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël.

40-vjeçari është gjetur nga banorët e zonës, të cilët ashtu si familja janë të tronditur. “Komuniteti lokal është i tronditur. Të njohurit dhe miqtë e tij nuk mund ta besojnë mënyrën në të cilën ai humbi jetën” shkruajnë mediat në vendin fqinj, teksa publikojnë edhe foton e tij me gruan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu