Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi tentoi të përdhunonte vjehrrën e tij. Ish-bashkëshortja e tij e ka akuzuar më parë për përndjekje shqiptarin, me të cilin ka një vajzë.

“Më shtyu pas murit. Ai më mbajti të mbërthyer, më shtrëngoi dhe më tha se do të më përdhunonte. Unë kisha shumë frikë “, tha gruaja 57-vjecare.

Sipas mediave italiane, në fillim të vitit 2018, gruaja vendos të ndahet nga ai dhe largohet bashkë me fëmijën. Ai nuk e pranon se ata janë të ndarë dhe ai e kishte përndjekur atë, edhe me mesazhe e telefonata. Në shkurt të vitit 2018, burri kishte qenë në ndërtesën ku ish-gruaja jeton me nënën dhe vajzën. Ai i kishte kërkuar që të shikonte fëmijën dhe kur vjehrra kishte kundërshtuar ai e kishte dhunuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu