Revista gjermane Express ka publikuar një video shokuese, ku shihet një person teksa sulmon me thikë pronarin e një marketi në Këln.

I plagosur quhet Ihsan Ergin dhe është 53 vjeç. Ai thotë se për pak humbi jetën pa asnjë arsye, teksa akuzon policinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të kapur autorin.

Sipas Express, agresori është një shqiptar rreth të 30-ave, që vepron në mjedisin e drogës.

Por përse mund të ketë ndodhur krimi?

Ergin ka dyshime se ka ardhur për xhelozi. Shqiptari dukej se pëlqente një punonjëse të supermarketit. Por ai kishte dyshime se pronari i supermarketit kishte lidhje me të.

Ergin i mohon këto dhe thotë se pasi u plagos, ai e ka pushuar punonjësen. Ajo u largua mes lotëve, ndërkohë që autori, që mendohet se është emigrant i paligjshëm, vazhdon të jetë në arrati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu